Plazhet e Ulqinit

Plazhi i Madh

Eshtë i gjatë 12,5 km, kurse gjerësia mesatare është 50 m. E quajnë Bostani, sipas bostanit që kultivohet me sukses në afërsi të tij, në fushën e Shtojit, kurse, për shkak të hapësisë tij, adhuruesit e tij e kanë quajtur »Kopakabana jugosllave<<. Shtrihet në drejtimin veriperëndim‑juglindje në një hark të butë prej gjirit të Porto Milenës deri në grykën e Bunës.

Nga qendra e qytetit është larg 4 km. Tërë plazhi është i mbuluar me rërë të mrekullueshme ngjyre të zbardhëllemë në të murrmë, me kokrra të mëdha prej 0,1 deri 0,5 mm. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i cekëtinave dhe i hapësirës për larje, kështu që larja është kënaqësi e jashtëzakonshme sidomos për personat më të vjetër, kurse për fëjmijët është gëzim i madh.

Plazhi i Vogel

Plazhi i Vogël (Rana) me gjirin  – është vendosur ndërmjet kepit të Puntës së Nuradinit dhe kepit të Ratislavës ose Sukës. Emri Ratislava është krijuar nga fjalët >>Rat i Slava<<(Lufta dhe Lavdia) me këto fjale princ Nikolla,duke qëndruar në Ulqin, në vilën e tij të vogël në kepin e Sukës, e pat përfunduar telegramin, me të cilin po e Iajmëronte mbretin e Serbisë Petrin për vendimin me të cilin po i shpallte luftë Turqisë (luftërat ballkanike). Ky gji njëkohësisht është edhe liman, në të vërtetë, port Ulqinit për anije, jahte, barka të peshkatarëve dhe objekte të tjera lundruese.

Në këtë plazh, që nga fundi i shekullit XIX laheshin turistët e parë të këtij qyteti të veshur në brekë të gjata. Verës hapësira buzë plazhit shndërrohet në qendër të jetës së qytetit, shëtitore dhe vend takimi për turistët dhe nikoqirët. Është e rrethuar me restorante, taverna, kopshte të verës dhe park. Më e bukur është kur të shikohet nga kështjella e Qytetit të Vjetër dhe nga kepi i Ratislavës ku dikur ishte hoteli impozant >>Jadran<< ish-hoteli i banovinës, që u rrëzua me rastin e tërmetit që e goditi Ulqinin në vitin 1979. Afër Plazhit të vogël në vendin e hotelit të dikurshëm "Koop" nga viti 1939, është ndërtuar hoteli modern "Galeb", kurse pranë tij hoteli "Mediteran". Nga hoteli >>Galeb<<, nëpër shëtitore nëpër pyllin e dendur të pishave, duke e dëgjuar shushurimën e detit dhe cërcërimin e shpendëve e duke thithur ajër të përzier me erën e burimeve sulfurike dhe të bimëve aromatike, arrihet deri te hoteli i bukur >>Albatros<<. Në drejtim të këtij plazhi shtrihet shikimi nga ballkonet dhe tarracat e shumta të apartamenteve komfore moderne dhe dhomave të familjeve që i presin turistët. Në Qytetin e Vjetër gjithashtu Afër këtij Plazhi, janë ndërtuar apartamentet "Dvori Balshiqa" dhe,>>Venecijanska pallata<< në stilin oriental dhe venedikas.

Valdanosi

Në largësi prej 4 miljesh nautike në veri-perëndim të Ulqinit, midis Mavrianit dhe Mendrës, në forme patkoi të ngushtë, shtrihet gjiri i Valdanosit, Kepat e tij që e mbrojnë lëshohen pingul dhe fundosen thellë në det, kurse plazhi është zallishtë, e përbërë nga gurët ne diametër 1-20 cm. Është i gjatë 600 m, kurse i gjerë mesatarisht 20 m. Për ndryshim nga gjiret e tjerë, ky është i mbrojtur nga erërat e jugut e të veriut dhe shpeshherë, në kohë shtrëngate ka shërbyer për strehimin e anijeve. Në fund të gjirit, e në mes të bregut, gjendej karantina. Për shkak te sëmundjeve nga të cillat mund të infektoheshin ekuipazhet e anijeve gjatë lundrimit, o që të mbrohej popullsia e qytetit, kur vinin anijet, më parë duhej të ndaleshin një kohë të caktuar në karantinë. Në vitin 1833 është shënuar se një anije e Ulqinit, e tipit brigantin, paska ardhur e infektuar nga Aleksandria në Valdanos dhe, me urdhrin e kapitenisë së limanit të Ulqinit, paska ndenjur 40 ditë në karantinë.
Në Valdanos arrihet nëpër det dhe nëpër tokë. Të dy rrugët janë interesante dhe të bukura dhe, pa marrë parasysh se cilën e zgjedhim, bukuria e gjirit përjetohet ndryshe. Që përjetimi të jetë i plotë rekomandojmë ardhjen nëper tokë kurse kthimin nëpër det. Në Valdanos është ndërtuar pushimorja ushtarake e tipit të hapur. Pamja më e bukur shtrihet nga zgjërimi në rrugën ndërmjet Mavrianit dhe Malit të Bardhë (Bijela Gora). Lugina e Valdanosit është e mbuluar me drurë më të vjetër të mbëltuar – me trupa ulliri me të Ulqinit.

 

Print