Ulqini

Përshkrimi i bukurive të natyrës së Ulqinit mund të jetë vetëm provë. Le të mbetet, pra, edhe me këtë rast vetëm provë.
Si rralië kund natyra ka qenë jashtëzakonisht bujare ndaj këtij vendi. Në një mënyrë karakteristike të saj, natyra e ka bashkuar këtu një mozaik kontrastesh shumëngjyrëshe jashtëzakonisht tërheqëse. Shekuj me radhë në këtë hapësirë të vogël janë grumbulluar bukuritë dhe e kanë ruajtur freskinë o natyrshmërinë e vet në mënyrë që qëndrimi i mysafirit të lodhur nga vështirësitë e jetës së zhvilluar të jetë sa më i këndshëm dhe ai të jetë sa më i lirë dhe i çliruar.

Natyra thuajse e ka studjuar qëmoti Ilojllojshmërinë e kërkesave dhe të dëshirave të njeriut bashkëkohës për kontakt dhe shoqërim me natyrën e paprekur dhe të shëndoshë, prandaj edhe ia ka dhuruar kësaj treve: detin e kthjellët të kaltër të mbyllur, lumin sygjelbër të Bunës dhe ishuilin e Adës në grykën e saj, liqenin e pasur të Shasit, ullishten mijavjeçare, grykën shumë të bukur të Valdanosit, burimet mjekuese dhe pyllin dehës të pishave, e pastaj edhe plazhet e rërës së njohur në mbarë botën.

 Sharmi i natyrshëm dhe bukuria e këtij qyteti kane qene frymëzim për shumë artistë.
 Ekzotikën e natyrës e kanë bartur edhe në pëlhura të artit të shtatë regjisorët e njohur, Zhivko Nikoliq, Dushan Vukotiq, në filmat: >Anijet e gjata<, »Kontinenti i shtatë«, »Bukuria e veseve<< etj,

Ajo për çka ky qytet ndryshon dhe veçohet nga të gjithë në bregdetin adriatik, gjithesesi janë plazhet shumë të bukura të rërës që janë shenjë e njohjes dhe simbol i ekskluzivitetit, diçka që ruhet me xhelozi, kurse adhuruesin e sinqertë të natyrës dhe të bukurisë e admiron.

Ulqini i takon zonës së skajshme subtropike të Mesdheut evropian me variantin adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacion subtropik. Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, me dimër të butë ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë – në shkurt, është 7,1°C, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje të vërtët për vendasit; me pranverë të hershme, të ngrohtë dhe të bujshme, me vjeshtë të gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe me verë të zjarrtë e të thatë kur zhiva në termometër ngritet edhe deri në 38°C në muajin më të nxehtë – në korrik (me temperaturë mesatare 25,2°C),  ndërsa dielli nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h në ditë.

Në drejtimin veri – jug shtrihet në 20 km gjatësi, kurse në drejtimin perëndim – lindje 25 km. Ka një sipërfaqe prej 255 km2.Në veri shtrihet mali bregdetar Mozhura (622), më kurse prapa saj një pjesë e masivit të maleve të Rumisë. Në lindje është lumi Buna (Bojana) dhe RPS e Shqipërisë ndërsa në perëndim, qyteti dhe limani më i afërt është Tivari (Bar).Bregdeti shoqërohet me detin 32,7 km, duke filluar nga gjiri i Kruçës deri në grykën e Bunës.

Ulqini është njëri nga qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut. Që në kohën parahistorisë e deri në fund të shelkullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të popujve të ndryshëm. Disa qëndruan më gjatë në këtë gytet, disa më shkurt, por të gjithë edhe kanë lënë nga diçka në të. 

Historia e Ulqinit
Është i madh numri i ngjarjeve, që kanë kaluar si stuhia nëpër të kaluarën e tij.
Në breg të liqenit  të Zogajve, në lokalitetin Qerret, jenë zbuluar gjurmët e jetës me të vjetër te Ulqinit. Me rastin e sanimit të truallit per ndërtimin e Kripores, u gjetën dysheme dheu të vendbanimeve ilire që nga koha e bronzit. Nga kjo periudhë janë edhe dy tumulla të dheut (varre) – mënyra e varrimit të ilirëve derisa jetonin në rrafshe, u zbuluan në fshatin Zogaj, në lokalitetin Kodra e Kuqe. Nga koha kur, për shkak të rrezikut nga armiku, ilirët u larguan nga rrafshi dhe kaluan Në bjeshkë, jenë zbuluar dy grumbuj gurësh (gjithashtu objekte për varrim) mbi grykën e Megjureçit dhe në lokalitetin Gjat në shpatin verilindor të Malit të Brisë. Nga epoka e bronzit në fshatin Katerkol (Vlladimir) dhe në Uqin jenë gjetur sëpata të të ashtuquajturit tipit shkodrano-dalmatin.

 

Print