Ulqini prezenton oferten e vet turistike ne Prishtine

 Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha, njoftoi të hënën në  Prishtinë se kanë bërë zbritje të çmimit të shërbimeve për sezonin turistik në Ulqin.

“Pas një periudhe 3 mujore, komuna e Ulqinit ka paraparë disa lehtësira, ka miratuar një pako ekonomike dhe për tatimin e patundshmërinë kemi bërë zbritje” tha Hoxha gjatë konferencës për prezantimin e ofertës verore të Ulqinit.

Ndërsa, Kryeatri i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kërkoi nga komuna e Ulqinit që të rritet eksporti i produkteve të Kosovës në tregun e Ulqinit në mënyrë që të zhvillohet ekonomia e Kosovës.

“Do të dëshironim të shohim sa me shumë produkte të Kosovës të gjenden edhe në tregun e Ulqinit që kjo do të e ndihmonte ekonominë tonë, ashtu si e rrisim ne ekonominë e Ulqinit me vizita turistike”, tha Rukiqi.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq tha që disa nga masat e parapara janë: lirimi i parkingut për 20%, ulja e tatimit për ata që kanë objekte në Ulqin,  dhe se i kanë rekomanduar bizneseve turistike që t’i japin zbritje turistëve nga Kosova dhe regjioni. Por sipas tij kjo varet nga vullneti i atyre që merren më turizëm.

Nrekiq tha se ekonomia e Ulqinit ka rënë si pasojë e pandemisë dhe se e gjithë ekonomia e kësaj komune varet nga turizmi.

Sipas Qazim Hoxhës, zëvendësministër i Ministrisë se Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në Malin e Zi rreth 120 mijë turistë mund të vizitojnë Ulqinin duke e respektuar distancën. Agjensionet, hotelet janë duke përgaditur ofertë për këtë gjendje të pandemisë. Regjistrimi është shumë i rëndësishëm. /Kallxo/

Print

KosovaPress: Ulqini mirepret Kosovaret edhe kesaj vere

Ulqini tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ata që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë bregdet. Madje, Ulqini kësaj vere ka oferta speciale për pushuesit kosovarë, të cilët preferojnë që edhe festën e 1 majit ta kalojnë atje.

E drejtues të kësaj komune janë të bindur se kosovaret edhe këtë verë do ta vizitojnë Ulqinin i cili sipas tyre ofron kushte të mira për turistët që e zgjedhin këtë bregdet për t’i kaluar ditët e nxehta. Ata këto ditë po shpalosin ofertat turistike në Kosovë, pasiqë kosovaret përbëjnë 70 për qind të pushuesve në bregdetin e tyre.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka ka thënë për KosovaPress se kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë sezon dhe se oferta e qytetit të bukur të Ulqinit edhe këtë vit është shumë atraktive.

Ndërsa, thotë se Ulqini vazhdon të jetë i pakonkurrencë, pasiqë vendet bregdetare përreth tij ende janë shumë larg po të krahasohen me Ulqinin sa i përket përgatitjeve dhe atë se çka ofron për turistët. Madje thotë se nuk e ndjejnë konkurrencën as nga bregdeti i Shqipërisë.

Ndërsa, për kosovaret që preferojnë festen e 1 majit ta kalojnë në Ulqin, ata i presin oferta speciale dhe zbritje e çmimeve në shumë hotele. Minir Karamanaga, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, thekson se oferta e tyre turistike do të jetë e begatshme dhe se ky bregdet është një destinacion i organizuar turistik.

Karamanaga thekson se me ndërtimin e autostradës Kosovë-Shqipëri, është rritur dukshëm numri i turistëve kosovarë që vikendin preferojnë ta kalojnë në Ulqin.
Ndryshe, që nga 1 maji, qyteti i Ulqinit do të ofrojë evenimente atraktive për turistët, duke filluar nga manifestimi  “Të gjithë për turizëm”, ku do të bëhet hapja e panaireve të ndryshme, si dhe ndarja e 500 litrave venë, 500 litrave birrë dhe 500 kg peshk gratis, për të gjithë mysafirët të cilët do të jenë prezent në Ulqin me 1 maj. Po ashtu, do të ketë një program të begatshëm kulturo- artistik, ku do të përformojnë DJ të njohur, si dhe aktivitete të ndryshme sportive.

Print

Covid-19: hapen kufijt me Kosove dhe Shqiperi - Ulqini

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në Ulqin.

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Lista do të vlerësohet çdo javë, ndërsa në të aktualisht janë Sllovenia, Islanda, Kroacia, Sllovakia, Shqipëria, Austria, Norvegjia, Monako, Kosova, Gjermania, Greqia, Hungaria, Danimarka, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Luksemburgu, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Çekia, Finlanda dhe Estonia.

Print