KosovaPress: Ulqini mirepret Kosovaret edhe kesaj vere

Ulqini tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ata që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë bregdet. Madje, Ulqini kësaj vere ka oferta speciale për pushuesit kosovarë, të cilët preferojnë që edhe festën e 1 majit ta kalojnë atje.

E drejtues të kësaj komune janë të bindur se kosovaret edhe këtë verë do ta vizitojnë Ulqinin i cili sipas tyre ofron kushte të mira për turistët që e zgjedhin këtë bregdet për t’i kaluar ditët e nxehta. Ata këto ditë po shpalosin ofertat turistike në Kosovë, pasiqë kosovaret përbëjnë 70 për qind të pushuesve në bregdetin e tyre.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka ka thënë për KosovaPress se kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë sezon dhe se oferta e qytetit të bukur të Ulqinit edhe këtë vit është shumë atraktive.

Ndërsa, thotë se Ulqini vazhdon të jetë i pakonkurrencë, pasiqë vendet bregdetare përreth tij ende janë shumë larg po të krahasohen me Ulqinin sa i përket përgatitjeve dhe atë se çka ofron për turistët. Madje thotë se nuk e ndjejnë konkurrencën as nga bregdeti i Shqipërisë.

Ndërsa, për kosovaret që preferojnë festen e 1 majit ta kalojnë në Ulqin, ata i presin oferta speciale dhe zbritje e çmimeve në shumë hotele. Minir Karamanaga, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, thekson se oferta e tyre turistike do të jetë e begatshme dhe se ky bregdet është një destinacion i organizuar turistik.

Karamanaga thekson se me ndërtimin e autostradës Kosovë-Shqipëri, është rritur dukshëm numri i turistëve kosovarë që vikendin preferojnë ta kalojnë në Ulqin.
Ndryshe, që nga 1 maji, qyteti i Ulqinit do të ofrojë evenimente atraktive për turistët, duke filluar nga manifestimi  “Të gjithë për turizëm”, ku do të bëhet hapja e panaireve të ndryshme, si dhe ndarja e 500 litrave venë, 500 litrave birrë dhe 500 kg peshk gratis, për të gjithë mysafirët të cilët do të jenë prezent në Ulqin me 1 maj. Po ashtu, do të ketë një program të begatshëm kulturo- artistik, ku do të përformojnë DJ të njohur, si dhe aktivitete të ndryshme sportive.

Print